Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ana tjetër, dhe më e rëndësishme, e protestës së Teatrit Kombëtar
Fitim Zekthi
Duket se qeveria shqiptare do t'i shkojë deri në fund projektit të saj për ta prishuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Është në natyrën e qeverive të tilla, autoritariste, që duan t'i japin shijen e tyre ndërtesave, qytetit, jetës së njerëzve, deri edhe mënyrës se si vishen apo çfarë ata besojnë ata.
Veç kësaj qeveria të tilla duke qenë se përfshihen thellë nga korrupsioni, pa të cilin nuk do të ngrihej autoritarizmi, e përdorin këtë natyrë të tyren edhe për të ushqyer korrupsionin. Kështu që prishja e Teatrit Kombëtar do të jetë një përpjekje e pandalshme e qeverisë dhe e kryeministrit shqiptar.
Kjo përpjekje e nisur rreth një vit e gjysmë më parë nga qeveria, u përball me një protestë nga më të veçantat e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Çfarëdo që të ndodhë me ndërtesën e Teatrit, me prishjen e saj apo jo, madje çfarë do që të ndodhë me Shqipërinë, me rënien apo jo të saj në një skllavërim të gjatë autoritarist, protesta e zhvilluar në këtë një vit e gjysëm tek oborri i Teatrit do të mbahet dhe duhet të mbahet mend si diçka sublime.
Në këtë protestë një grup artistësh të këtij Teatri, por edhe të artistë të tjerë, regjisorë, aktorë etj., u bënë dëshmi e diçkaje të madhe, u bënë dëshmi e faktit se çfarëdo kohe të jetojmë, gjithnjë ka njerëz që do të mbeten ndërgjegjia e shoqërisë apo e komunitetit, do të mbeten njerëz që në çdo rrethanë të përkufizuar ekstremisht nga materialja, ata do të ruajnë diçka metafizike ose shumëçka metafizike. Historia e botës ka treguar se sa kohë të ketë njerëz të tillë, qoftë edhe një i vetëm, ajo që ai bart do të mbesë aty si burim shprese.
Në fillim protestës iu bashkuan shumë artistë, regjisorë, aktorë si Robert Ndrenika, Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Bujar Asqeriu etj. Në fillim u duk se protesta do të bëhej edhe më e fuqishme duke u u rritur edhe në numër.
Pushteti, qeveritë autoritariste dhe të korruptuara gjithnjë në histori kanë përdorur, kanë kërcënuar, kanë blerë, kanë joshur artistë. Artistët për natyrë i përkasin një kategorie njerëzore më të brishtë, më delikate, më narcisiste, joshen më lehtë, hyjnë më kollaj në lojëra pushteti, se sa kategori të tjera njerëzore si për shembull shkencëtarët, ushtarakët, klerikët etj. Padyshim që ka artistë që nuk i dorëzohen apo nuk i nënshtrohen pushtetit dhe bota ka njohur shumë të tillë, siç ka shumë ushtarakë apo shkencëtarë dhe klerikë që i janë nënshtruar pushtetit por një lloj shpërpjestimi mes artistëve dhe këtyre kategorive është vënë re gjithnjë.
Duke qenë kështu, kur artistët i rezistojnë pushtetit, bëhen ndërgjegje e shoqërisë dhe bartëse e vlerave më të mira, atëherë kjo është një gjë shumë e lartë. Duhet thënë se një pjesë e madhe aktorësh dhe regjisorësh, as që dolën ndonjë ditë kundër prishjes së Teatrit, por u bënë shërbëtorë të ulët pushteti dhe majde disa prej tyre dolën në takime apo në krah të kryetarit të Bashkisë dhe të kryeministrit. Edhe këtë gjë bota e ka njohur. Ka patur aktorë apo shkrimtarë që kanë spiunuar dhe futur në burg aktorë dhe shkrimtarë të tjerë.
Pra, si pasojë e mënyrës se si pushteti u përpoq ta shuajë protestën te Teatri, Ndrenika, Trebicka, Asqeriu dhe shumë e shumë të tjerë, u tërhoqën. Rrugës, protestës iu bashkuan artistë të tjerë nga të cilët disa, nën përpjekjet e pushtetit u tërhoqën edhe ata. Nga fillimi deri në fund në protestë ka mbetur një bërthamë të cilëve shoqëria u detyrohet vërtet, edhe sikur prishja e Teatrit të jetë një gjë e drejtë, edhe sikur kauza e tyre të jetë e gabuar, (gjë që nuk është absolutisht).
Robert Budina, Neritan Liçaj, Kastriot Çipi, Rudi Erebara, Alert Çeloaliaj, Taulanda Jupi, Kiço Londo (duhet theksuar fakti që ky regjisor është drejtor i Teatrit Eksperimtal dhe nuk var bindjen e tij nga kjo gjë), Edmond Budina, Mehdi Malkaj, Sokol Angjeli, skenografi Bashkim Zahaj etj., etj., (ndjesë për pamundësinë për t'i përmendur të gjithë) kanë bërë vërtet diçka sublime. Ata nuk ikën rrugës, por rrugës u bënë edhe më të fortë. Të gjithë janë të kërcënuar. Kastriot Çipi dhe Robert Budina, madje u sulmuan edhe me shpifje të poshtra nga kryetari i Bashkisë. Shoqëritë do të ishin zhdukur pa sublimime.
Në kimi sublimimi është procesi i pastrimit të një gjëje duke e avulluar atë me qëllim largimin e papastërtive dhe më pas ftohja e saj. I përdorur herët në alkimi ky proces synonte të kthente hekurin në ar, gjë që është e pamundur. Ndërsa shoqëritë, me sublimim kanë nënkuptuar gjithnjë mbylljen me kapak të pahapshëm të dëshirave që e shkatërrojnë atë dhe zëvendësimin e tyre me vlera të larta që e purifikojë atë dhe e bëjnë atë të jetojë gjithnjë.
Kur bota po hynte dhunshëm në një periudhë të re, atë të modernitetit, sublimimi mori për shoqëritë një kuptim edhe më të gjerë. Jean Jacque Rousseau e pa sublimimin si gjënë e vetme që mund t’i bënte njerëzit të jetonin dhe t’u jepnin kuptim gjërave. Ai e përdori atë gjerësisht në teoritë e tij mbi edukimin dhe shoqërinë. Ai përdori termin rafinim (pastrim, purifikim) me anë të të cilit iu atribuohej kuptim universal përvojave njerëzore duke i bërë ato të vlefshme. Për të, shoqëritë duhet të sublimonin disa përvoja në mënyrë që të mbijetonin, përndryshe nuk ekzistonte asnjë mënyrë tjetër për të gjetur shpjegim me kuptim për jetën tonë të përditshme.
Pikërisht këtë gjë kanë bërë ata që kanë mbi një vit e gjysëm që protestojnë te Teatri. Ata, ndonëse pak, i kanë treguar shoqërisë se, këto akte, ky përkushtim i përket kategorisë që i bën shoqëritë t'i japin kuptim ekzistencës së tyre. Në të kundërt, në qoftë se të gjithë do të bëjnë atë që do autoristaristi, atë që do pushteti, atëherë shumë shpejt do të mbërrijmë në totalitarizëm, do të zhduket çdo dallim në veshje, dije, shije, kuptim të botës dhe ligjit, kuptim të jetës dhe fesë, kuptim të artit dhe qytetit dhe do të jetojmë në “fermën e kafshëve”. Kushdo ka përgjegjësinë morale të jetë në anën e tyre. Në fund të fundit, dallimet bëhen mbi akte si këto.
Vetëm për kaq ajo protestë ia ka vlejtur dhe vetëm për kaq ata artistë duhet të nderohen.
Sigurisht, në protestë ka patur edhe qytetarë, edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe të gjithë kanë një rol dhe një vlerë në të, por ata i përkasin një kategorie tjetër dhe vijnë nga pozicione shumë më pak sublimuese.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38