Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Analistët rus: Shqiptarët, instrument i SHBA-së për të parandaluar ndikimin tonë në Ballkan
Kohët e fundit po vihet re se shqiptarët po marrin një mbështejte të fuqishme nga perëndimi dhe kjo jo pa një qëllim. Ndalimi përhapjes së faktorit rus në Ballkan dhe njëkohësisht fuqizimi i ndikimit amerikan është pikërisht arsyeja kryesore e mbështetjes së faktorit shqiptar.
Sipas agjensisë ruse të lajmeve “Sputnik”, pavarësisht fitores elektorale të Partisë Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE) qeveritë perëndimore po mbështesin hapur partinë kryesore të opozitës . Kriza politike maqedonase e cila ka nisur që prej dhjetorit të 2016 sjell konkretisht situatën në të cilën ndodhet ky faktor.
Analistët rus janë të mendimit se Evropa dhe SHBA janë duke i përdorur shqiptarët si faktorë për të shtrirë ndikimin e tyre.
Mediat maqedonase shprehen se përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe NATO-s kërkojnë që presidenti i Maqedonisë të formoj një qeveri të re me në krye Zaev, i cili fitoi përkrahjen e shqiptarëve në këmbim të koncesioneve ndaj minoritetit etnik që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare.
Sipas politologut maqedonas, Branko Djordojevski fuqitë perëndimore duke i bërë presion Maqedonisë janë duke u përpjekur të ndalojnë përhapjen e ndikimit rus në Ballkan.
Të njëjtën gjë mendon edhe politologu Aleksandar Pavic, i cili ndërkaq shton se faktori shqiptar është duke i shfytëzuar këto lloj bllokadash.