Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Analisti bisedë telefonike me Tahirin: Do thotë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë
Analisti Lorenc Vangjeli ka folur rreth konferencës së papritur të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri të shtunën në orën 10:30. Vangjeli sqaroi se ka komunikuar me Tahirin dhe se ky i fundit i kishte thënë që në konferencë do të thotë të vërteta të forta.
Analisti theksoi ish-ministri i Brendshëm, do të flasë për miqtë dhe për armiqtë, duke shtuar se kjo konferencë mund të ketë efekte në politikën e brendshme.
“Pretendohet se do të flasë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë, po në një terren kaq të rrëshqitshëm siç është politika shqiptare, vija që i ndan miqtë nga armiqtë është kaq e hollë sa shpesh, kush gdhihet miq sot nesër është një armik dhe e anasjelltas, por edhe në këtë rast them se ende nuk dihen se cilat janë të vërtetat që do të thotë ish-ministri i Brendshëm”, pohoi Vangjeli.