Flash News

KRYESORE

Analisti braktis emisionin “360 gradë”: Ju paguheni për tu tallur me njerëzit

Analisti braktis emisionin “360 gradë”: Ju paguheni për tu

Analisti Ilir Demalia ishte i ftuar në emisionin “360 gradë” në Ora News, ku po diskutohet tema  “Paralajmërimi i Ramës: Ose BE, ose në Shqipëri depërtojnë rusët dhe islamikët”.

Teksa po fliste me “Skype” nga Bostoni, ai vuri re se të ftuarit nuk po e dëgjonin dhe i kërkoi moderatorit Artur Zheji që të largohet pasi sjellja e tyre nuk ishte serioze.

“Unë po largohem, do ta ndërpres lidhjen me ju sepse unë nuk paguhem nga asnjë njëri si ju. Ju merrni para për  tu tallur me njerëzit. Edhe ju si media jeni pjesë e kësaj politike", ishin fjalët e Demaliajt.

Pas ndërhyrjes se Zheji, i cili i tha të qëndronte pasi mendimet e tij i duheshin emisionit, Demalia qëndroi për disa minuta dhe në fund u largua përfundimisht.

“Unë  e pata një parandjenjë që Demalia do të largohej nga emisioni”, tha në fund Zheji.

Të fundit