Flash News

KRYESORE

Analisti Bushati: Çfarë do t’i thoja Ramës po isha këshilltar i tij

Analisti Bushati: Çfarë do t’i thoja Ramës po isha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka komentuar protestën e studentëve si dhe qëndrimin që po mban kryeministri Edi Rama.

Bushati tha se nëse do të ishte këshilltar i Ramës do t’i kishte sugjeruar që të shfrynte protestën sa më shpejtë, por shtoi se kryeministri është rrethuar nga servilë.

“Po të isha këshilltari i Ramës, do i thosha shpejt shfry protestën. Një njeriu që udhëheq i duhet paqja. Por për fat të keq është i rrethuar me servila”, u shpreh Bushati.

Më tej, analisti shtoi se “ne po krijojmë në Shqipëri, njerëz që nuk kanë mundësi të shkollohen , vetëm se nuk kanë lek, është kriminale. Studentët duan shkollë, por nuk kanë para”.

Të fundit