Flash News

KRYESORE

Analisti Curri përmend me emra ministet që duhet të shkarkohen

Analisti Curri përmend me emra ministet që duhet të shkarkohen

Sipas analistit Arian Curri, janë disa ministra që duhet të largohen nga kabineti qeveritar.

I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, ai shprehu disa pakënaqësi sa i përket kabinetit qeveritar.

“Unë kam pasur idenë që duhen rifreskuar disa ministri. Ajo e Arsimit. Duhet t’i jepet një frymë ‘e re. Nikolla ka një mandat e gati gjysëm. Një ndryshim tjetër tek Shëndetësia. Ka gjëra për tu bërë dhe Manastirliut mund t’i jepej diçka tjetër.Psh. Kryetare Bashkie”, u shpreh ai.

Ndërsa i pyetur më tej se kë femër sheh nga PD-ja si kandidate bashkie, ai Curri u shpreh:

“Le të na e thotë Salianji. Një është më e përshtatshme për Tiranën. Rendi ka probleme gjithashtu, por është bërë rifreskimi. Do doja dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Pjesa tjetër më duket që mund të jetë në pozicionin që ka”.

Të fundit