Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Analisti Elvis Hoxha rendit pesë emra: Këta janë mbështetësit e Aleancës kundër Universitetit
“Aleancë kundër Universitetit”, kështu i cilëson qëndrimet e pesë personave analisti Elvis Hoxha.
Aleanca, sipas Hoxhës drejtojet nga kryeministri Rama, Besa Shahini [Ministre e Arsimit], Ardi Veliu [Drejtor i Pergjithshem i Policise], Dhori Kule [Dekan i Universitetit te Tiranes] dhe Artan Hoxha [Dekan i Fakutetit te Drejtesise].
"Le të qëndrojmë! Të bashkuar mund dhe do të fitojmë! Fuqia e kundërshtarëve tregon fuqinë e vlerës që mbrojmë (dhe, ndonëse pa rëndësi: i shton lavdinë fitores)", perfundon ai.
Statusi i plotë:
Aleanca Kundër Universitetit (AKU)
Kundër Universitetit dhe për një Shqipëri pa Universitet është formësuar tashmë në sytë e publikut aleanca e mësipërme me:
Kryetar:
Edi Rama - kryeministër dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë;
Anëtarë:
Besa Shahini - ministre e arsimit;
Ardi Veliu - drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit;
Dhori Kule - dekan i FEUT;
Artan Hoxha - dekan i FDUT;
Veç "idealit" parelogjik dhe oligokratik ata duket se i lidhin edhe shumë fije personale, siç është e natyrshme për sundimin personal në vend të ligjit:
Dhori Kule ka punësuar pedagoge në FEUT bashkëshorten e drejtorit të policisë;
Artan Hoxha ka qenë juristi servil që i përgadiste Kules pushimin e kundraligjshëm të pedagogëve nga puna, dhe për krijimin e vendeve të tilla për ndere që do të bënte Kule;
Ardi Veliu përdor ekspertizën policore që t'i identifikojë studentët dhe pedagogët, si dhe prindërit e të afërmit e tyre dhe ia dërgon kryetarit Rama dhe anëtarëve të tjerë të Aleancës;
Këta, së bashku, nisin kërcënimet, shantazhet, pushimet nga puna, etj., pra "kërcënimin me vdekje nga uria" për këdo që nuk pranon nënshtrimin ad cadavra ndaj tyre.
Le të qëndrojmë! Të bashkuar mund dhe do të fitojmë!
Fuqia e kundërshtarëve tregon fuqinë e vlerës që mbrojmë (dhe, ndonëse pa rëndësi: i shton lavdinë fitores).