Flash News

KRYESORE

Analisti Gjekmarkaj replika me ministrin Lleshaj: ‘Dhuna’ e vetme e protestës ishte masiviteti

Analisti Gjekmarkaj replika me ministrin Lleshaj: ‘Dhuna’ e vetme e

Ndërkohë që situata te parlamenti është e tensionuar, analisti Agron Gjekmarkaj i bën thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj të mos provokojë opozitën. Duke iu referuar një mesazhi në ‘Twitter’ të Lleshajt, Gjekmarkaj shprehet se ai duhet të sillet si Ilir Meta, pasi ka për detyrë të mbrojë çdo qytetar shqiptar.

“Më bën përshtypje gjuha  cinike dhe provokuese që përdor ministri Sandër Lleshaj. Ka fraza të tejmbushura me urrejtje ndaj popullit opozitar. Duhet të sillet si Meta, pasi qëndrimet e tij janë të palogjikshme, ai duhet të mbrojë të gjithë qytetarët shqiptar. Shpresoj që kjo të ndryshojë me kalimin e kohes, pasi ditët që na presin do të jenë të tensionuara. ‘Dhuna’ më e madhe është ajo e numrave te protestes se sotme”, deklaroi pedagogu Gjekmarkaj në studion e lajmeve në Vizion Plus.

Kur situata ishte e qetë, Lleshaj bëri një postim në Twitter, ku shprehej: “Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit”.

Të fundit