Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Analisti i majtë: Qeveria të tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit
Pronari i Report TV, Karlo Bolino, i njohur për qëndrimet e tij pro mazhorancës aktuale, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga ’30 qershori’. Në një editorial me titull: “Të gjithë ne po luajmë me zjarrin”, Bolino shkruan se nisur nga përplasjet e fundit nuk ka sens që të zhvillohen zgjedhjet vendore, pasi ekziston rreziku i një përplasje civile.
“Luan me zjarrin kryeministri Edi Rama, i cili, në emër të Kushtetutës, këmbëngul ta konsiderojë 30 qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet vendore. Por parimi i pashkelshmërisë së Kushtetutës bie ndesh me parimin e mbijetesës së vendit dhe të bashkëjetesës civile: Përplasjet e fundit tek ambjentet e KZAZ-ve midis policisë së shtetit dhe policive të bashkive të djathta duket se është vetëm fillimi i një përplasjeje më të gjerë, që mund ta ketë pikën kulminante më 30 qershor, por që mund të vazhdojnë edhe më tej. A ka sens qe Rama të këmbëngulë kaq shumë? Dhe, a nuk është më logjike të hiqet dorë nga 30 qershori në emër të çtensionimit dhe thjesht të pretendohet nga presidenti të dekretojë një tjetër datë, duke lënë që, eventualisht, të jetë kreu i shtetit ai që do të gabonte, në rast se nuk e vendos?”, shkruan Bolino.
Gjithashtu, ai akuzon edhe prokurorinë se “pas vitesh heshtjeje dhe indiference, pas vitesh bashkëfajësie me krimin dhe korrupsioni me politikën, papritmas zgjohet dhe kërcënon “të shoqërojë me forcë” liderin e opozitës Lulzim Basha, pikërisht më 21 qershor, ditën kur opozita ka thirrur njerëzit në shesh për protestën tradicionale që “i jep fund regjimit”.