Flash News

KRYESORE

Analisti i njohur: Largimi i Besa Shahinit jo i papritur, Rama e zëvendësoi për dy arsye

Analisti i njohur: Largimi i Besa Shahinit jo i papritur, Rama e

Largimi i Besa Shahinit si ministre dhe në ditën e parë të shkollës pritet të ngjallë shumë reagime, ndonëse ministrja e kishte deklaruar edhe më herët se do të largohej nga politika për të mos kandiduar më në zgjedhjet e 25 prillit, duke mos synuar një mandat të ri ministror.

Analisti Agron Gjekmarkaj tha në një lidhje telefonike për news 24 se ky zëvendësim me Evis Kushin, deputeten e Elbasanit u bë nga Rama për dy arsye.

“Largimi i Shahinit dhe zëvendësimi i saj me Evis Kushin është bërë për të ndikuar në qarkun e Elbasanit, një qark pak i lëkundur elektoralisht. Shahini duke mos qenë e strukturave dhe politikën shqiptare do e kishte të vështirë për ti hyrë në inde politizimit të mësuesve e për ti vënë në funksion elektoral. E dyta është një emërim për ta vënë arsimin në funksion të politikës dhe zgjedhjeve, pra për ti shërbyer politikisht pushtetit në zgjedhje”, u shpreh analisti Gjekmarkaj.

https://politiko.al/rama-largon-besa-shahinin-diten-e-pare-te-shkolles-e-zevendeson-me-deputeten-e-elbasanit-keqardhje/

Të fundit