Flash News

KRYESORE

Analisti i njohur për ‘2 marsin’ në bulevard: Ilir Meta të bëhet revolucionar

Analisti i njohur për ‘2 marsin’ në bulevard: Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ftuar të gjithë shqiptarë që t’i bashkohen më dy mars dhe të dalin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i dhënë paralajmërimin e fundit, asaj që ai e konsideron bandë dhe që sipas tij “përdhunon çdo ditë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.

Kjo situatë politike për gazetarin dhe analistin e njohur Andi Bejtja ka krijuar një moment shumë kritik për vendin. Sipas tij Ilir Metës, në përplasjen e re me qeverinë dhe me gjithë këto shkelje të Kushtetutës, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bëjë revolucionarin.

“Jemi në një moment kritik, jemi në një fushë ku edhe analistin nuk e bën dot. Unë nuk e ndjek Metën, aq sa ndjek juristin e tij. Kur janë këto shkelje, presidentit nuk i mbetet gjë vetëm të bëhet revolucionar. Edhe të nxjerr dekret, ata nuk e njohin. Është një situatë kritike për ne si shoqëri, ne s’kemi fare heronj qytetarë. Unë mendoj se presidenti nuk ka rrugë tjetër, vetëm të bëhet revolucionari”, u shpreh ndër të tjera Bejtja në emisionin "Opinion".

Të fundit