Flash News

KRYESORE

Analisti: “Kazani francez Le Monde” ka raportuar për kampet e refugjatëve. Pse nuk e përgënjeshtron Qeveria?

Analisti: “Kazani francez Le Monde” ka raportuar për kampet e

Analisti Ilir Kalemaj ka ironizuar qëndrimin e djeshëm të Kryeministrisë ku mohonte se në Shqipëri do të ngrihet një qendër rajonale për ISIS dhe kërkon që ky institucion të mbajë gjithashtu një qëndrim për kampet e paraburgimit për refugjatët, që pritet të ngrihen në vendin tonë.

Kalemaj shkruan se ky raportim është bërë nga “kazani francez Le Monde”, ndërkohë që Qeveria nuk po del ta përgënjeshtrojë.

“Mirë kampin rajonal të isis-ëve që e përgënjeshtroi qeveria, por këto kampet e paraburgimit të refugjatëve afganë, sirianë dhe afrikanë që e kanë propozuar së fundmi Danimarka dhe Austria me destinacion Shqipërinë në këmbim të hapjes së negociatave, c'emër t'i vëmë?! Jo për gjë por e raportonte kazani francez Le Monde. Në pritje të përgënjeshtrimit të radhës”, shkruan analisti.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë shprehur kundër planit të Austrisë dhe Danimarkës për ndërtimin e kampit gjigant në Shqipëri, ndërsa nga Qeveria nuk ka ende asnjë reagim.

Shqipëria në garë me tre shtetet më të varfra të Evropës për t’u kthyer në ‘kamp refugjatësh’, askush tjetër nuk pranon

“Ne jemi kriminelë, por po të bëhemi kampi i emigrantëve bëhemi të pastër”

Petrit Vasili: Të iki Rama si refugjat, shqiptarët të jetojnë e të punojnë në vendin e tyre

Të fundit