Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Analisti komenton shkarkimin e Ditmir Bushatit: Socialist i devotshëm. Ja çfarë i kushtoi postin
Analisti Andi Bushati ka folur në rubrikën ‘Opinion’ për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe shkarkimin e disa prej figurave të PS nga funksioni brenda partisë.
Duke u ndalur te shkarkimi i Ditmir Bushatit, analisti tha se ky i fundit ra viktimë e Asamblesë së PS, pasi nuk ishte 100 përqind në linjë me Edi Ramën.
Më tej analisti shton se kjo gjë tregon për kryeministrin Rama se ai nuk duron as kritikat më të vogla.
“Viktima e asamblesë qe Ditmir Bushati, ai nuk është disident në radhët e PS, por socialsit i vendosur, i devotshëm, shumë më radikal se disa të tjerë, por fakti që s’ka qënë 100% me linjën e Ramës, por edhe për ndarjen e Kosovës atij i kushtoi vendin, postin brenda partisë.”, tha Bushati.
Më tej analisti u ndal edhe te posti që ju dha ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
“Kur figura si Sandër Lleshaj, e mbani mend kur tha në daljen e tij të parë publike se s’jam njeri politik, po e bëj këtë detyrë në emër të vlerësimit që kam për Ramën? Pra në këtë mënyrë ai u katapultua në qeveri, tani do të hyjë edhe në parti. Këtu jemi në një sistem ku vendos vetëm lideri. Rama mori ca njerëz anonimë, si Lleshaj e Cakaj, e tha këta do jenë ministra, po këta po iu imponohen edhe PS. Ky është sistem putiniano-erdoganesk, dhe jo qeveri demokratike”,- tha ai.