Flash News

KRYESORE

Analisti kundër Donald Lu: Qëndrimet janë antiamerikane; metafora për ‘peshqit e mëdhenj’ është qesharake

Analisti kundër Donald Lu: Qëndrimet janë antiamerikane; metafora

Analisti Fitim Zekthi e konsideron mënyrën e sjelljes dhe qëndrimet që mban ambasadori Donald Lu në Tiranë si krejtësisht jo amerikane, madje antiamerikane. Zekthi kujton disa qëndrime të ambasadorit Lu në krah të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe heshtjen që mbajti kur shpërtheu skandali i Habilajve.

Zekthi sjell në vëmendje një rast të ndodhur në Çikago të SHBA-së, në vitin 2009-të, ku prokurori arrestoi Guvernatorin sepse emri i tij dilte në përgjimet e botës së nëndheshme. Ky rast sipas analistit, tregon se sjellja e Lu-së në Tiranë është antiamerikane.

Sa i përket metaforës për ‘peshqit e mëdhenj’, Fitim Zekthi e quan qesharake pasi Donald Lu nuk i konsideron të tillë Saimir Tahirin dhe Edi Ramën, por janë shpresa e tij për luftën ndaj krimit, kur në të vërtet duhet të ishte e kundërta.

Reagimi:

Menyra si sillet dhe qëndrimet që mban ambasadori Lu janë krejtësisht jo amerikane. Në një kohë kur vendi u mbyt me hashash ai dilte në krah të ministrit Tahiri dhe thoshte se historia e luftës ndaj hashashit është një histori suksesi. Kur nga hetimet në Itali doli në bisedat e trafikantëve emri i Tahirit si bashkëpunëtor, ndihmës apo drejtues i trafikut dhe kur prokuroria kërkoi leje për arrestim Lu nuk foli. Kur Rama e mbrojti dhe nuk lejoi arrestimin, Lu tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin por gjyqe politike nuk duhet të ketë. Në vitin 2009 prokurori i një distrikti në Çikago arrestoi guvernatorin Bllagojevic sepse emri i tij dilte në biseda të botës underground të qytetit si njeri që po tentonte të shiste postin e senatorit Obama i cili ishte bërë president (donte të emëronte dikë si favor). Prokurori jo vetëm e arrestoi por edhe tha se shteti i Illinois ishte poshtëruar nga ky guvernator. Si rasti i guvernatorit në ShBA ka me dhjetëra. Ambasadori Lu tek ne ndjek një model jo amerikan madje antiamerikan. Gjithashtu duke thënë që "peshqit e mëdhenj" do arrestohen vitin tjetër ai nënkupton se të tillët janë ose njerëzit e opozitës ose banditë të zakonshëm, ose deputetë apo ish-deputetë të PS. Pra Tahiri, Rama, ministrat, drejtuesit e lartë të policisë nuk janë "peshq të mëdhenj", ata nuk janë fare "peshq". Sipas standardit të hetimeve të ShBA, nën hetim merret gjithë çështja, gjithë organizata dhe kurrë një individ. Hetohet shtresë pas shtrese dhe kapet kreu. Nuk ka patur në Shqipëri trafik që bëhet nga një deputet, nga një oficer apo një bandit. Veç kësaj kjo metafora me peshq të mëdhenj që do kapen në 2018 është qesharake. Së pari ajo është klishe gjuhësore që zhduk asosacionin që duhet të ketë me Tahirin, Ramën dhe drejtues të tjerë të lartë dhe së dyti nënkupton se peshqit e mëdhenj do kapen nga këmbëngulja amerikane dhe këmbëngulja e Ramës dhe e qeverisë së tij. Pra Rama dhe qeveria jo vetëm nuk janë "peshq të mëdhenj" por janë shpresa për luftën ndaj tyre.

 

Të fundit