Flash News

KRYESORE

Analisti Lami: Meta, halli më i madh i Edi Ramës

Analisti Lami: Meta, halli më i madh i Edi Ramës

 

Pedagogu Roland Lami shprehet se kryeministri Edi Rama është në një hall të madh sepse nuk po largon dot presidentin Ilir Meta.

Në ‘Tempora’, ai sqaroi se në këndvështrimin e Ramës, Meta është bërë pengesë për vëprimtarinë e qeverisë.

 

“Kryeministri është në një hall të madh, pasi në parlament përveç rolit që duhet të luaj qeveria, pozita detyrohet me një opozitë fiktive që ka në parlament, të marrë edhe rolin e opozitës. Kjo nuk është gje e lehtë dhe ndonjëherë tenton ta bëjë reale këtë dialog, që kërkon shumë fantazi dhe kryeministri ja ka dalë deri tani. Se çdo të ndodhë më tej nuk e di, por ky hall duhet qarë.

Momenti i dytë është që kryeministri ka një tension me presidentin, i cili në kushtet kur mungon Gjykata Kushtetuese për hir të përgjegjësisë që ka qeveria për ta krijuar atë, i duhet që ta gjejë formën për ta hequr aty pasi i është bërë pengesë për disa akte dhe veprime që ka ndërmarrë qeveria.

Ngërçi është që si nga pikëpamja e gjykimit të presidentit Meta apo nga pikëpamja e shkarkimit pa gjykatë kushtetuese nuk bëhet dot. Ky është halli i madh që duhet ta qajmë kreministrit. Sepse s'po gjejmë mekanizëm që ta heqi dhe të jetë i qetë”, deklaron Lami.

Të fundit