Flash News

KRYESORE

Analisti: Përse ndiej neveri për politikën e Shqipërisë

Analisti: Përse ndiej neveri për politikën e Shqipërisë

Analisti Arjan Vasjari ka kritikuar politikanët shqiptarë, të cilët sipas tij duhet t’i kishin lënë përshëndetjet për zgjedhjet në Kosovë, e të bënin katarsis në parti.

“Ndjej neveri për përshëndetje të panumërta për atë që ka ndodhur në Kosovë, kur kam parasysh se politika shqiptare dhe media shqiptare do të ishin patriotë nëse do të heshtin. Kjo sepse këtu bëhen aleatë vetëm kur iu intereson. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që të bëhet ndonjë katarsis në parti, që të thonë po ne kemi korruptuar demokraci.

Një eufori alienësh. Në Kosovë janë mbajtur 8 palë zgjedhje dhe unë nuk di që të ketë pasur kontest ndonjëherë. Çdo zgjedhje ka pasur probleme, por jo kontestim. Ne duhet ta qepim ne këtu, ata na dhanë shembull”, tha Vasjari në emisionin “Real Story” në News 24.

Të fundit