Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Analisti: Rudina Hajdari nuk do ta dorëzojë mandatin, argumentimi i Murrizit është i pasaktë
Analisti Robert Rakipllari shprehet se deputetja e PD, Rudina Hajdari nuk do ta dorëzojë mandatin, ashtu si pjesa tjetër e opozitës, me përjashtim të Myslim Murrizit.
Gjatë debatit në emisionin ‘Opinion’, Rakipllari tha se ky është një veprim simbolik, por jo domethënës, ndërsa ka komentuar edhe qëndrimin e deputetit tjetër që nuk ka konfirmuar djegien e mandatit.
“Unë e kuptoj, është e qartë që Rudina Hajdari nuk do ta lërë mandatin. Këta janë dy deputetë që nuk e kanë dorëzuar, Partia Demokratike i ka kërkuar disa prej listës poshtë që të japin dorëheqjen dhe nga informacionet e mia disa nuk e kanë dhënë. Nga 43 deputetë të PD-së, dy deputetë që nuk e dorëzojnë është pak, mund të ishin edhe më shumë deputetë që nuk do të pranonin, por janë veprime individuale.
Është simbolike por nuk është domethënëse sepse opozita ka marrë një vendim politik. Logjika që përdor zonja Hajdari, është një logjikë pak e komplikuar.
Murrizi ka thënë jo, argumentimi që jep ai është i pasaktë”, u shprehur Robert Rakipllari.