Flash News

KRYESORE

Analisti Vangjeli parashikon lëvizjet e radhës të kryeministrit Edi Rama

Analisti Vangjeli parashikon lëvizjet e radhës të kryeministrit

Analisti Lorenc Vangjeli parashikon se zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën nuk do të organizohen, edhe pse nuk thotë se kur apo si do të shtyhen.

Në studion e emisionit ‘Opinion’, ai mendon se në vjeshtë mund të kemi dy palë zgjedhjesh, lokale dhe të përgjithshme që do të rikthenin kështu opozitën në institucionet vendore dhe qendrore.

“Unë dyshoj se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen. Edhe nëse bëhen, PS do të marrë 4/5 e Bashkive dhe do futet sërish në zgjedhje. Ajo që shikohet në rrugë që thonë sa më keq aq më mirë. Vjeshta pastaj mund të jetë pjesë e zgjidhjes politike për të futur opozitën në institucione qoftë dhe me zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Vangjeli.

Të fundit