Flash News

KRYESORE

Analisti Vasjari: Tahiri tashmë gati të dalë para gjyqit!

Analisti Vasjari: Tahiri tashmë gati të dalë para gjyqit!

Në emisionin “Top Story” në Top Channel, analisti Arjan Vasjari, i bëri një shqyrtim pozitës së ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili tashmë dyshohet se ka përdorur një dokument fals për të dëshmuar se nuk po hetohet nga Prokuroria e Katanias.

“Pozita aktuale e zotit Tahiri ka një relevancë penale, aq sa zotit Tahirti mund t’i nënshtrohet një procesi. Dokumenti i Tahirit është qartësisht fals, qartësisht i palëshuar nga një institucion zyrtar. Ai dokument ka vlerë vetëm nëse është dokument juridik, por është një dokument fals. Nuk mund të ketë tre vula në një institucion serioz normal. Ka një ligj në kodin e procesurës penale italiane, ata e quajnë neni 11/bis, që përcakton formulën gjuhësore se si istitucioni lëshon dokumentin. Nuk mundet asnjë institucion të lëshojë një dokument, nëse nuk përmban disa të dhëna në italisht poshtë tij, që në atë dokument nuk ishin. Dokuenti është qartësisht fals dhe i palëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane” – tha Vasjari.  

Të fundit