Flash News

KRYESORE

Analisti Zekthi kujton propozimin e Bashës: Kryesia e PD, rezerva për djegien e mandateve

Analisti Fitim Zekthi ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija” të gazetarit Mustafa Nano. Si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ai zbuloi se propozimi i Lulzim Bashës për djegien e mandateve ka pasur kundërshtime në kryesi, por qe nuk janë bërë publike. Vetë Zekthi mendon se lënia e mandateve ishte një vendim i drejtë dhe nuk është penduar për votën pro, as tani që vendimi i shkurtit e ka lënë opozitën pa asnjë pushtet.

“Me sa di unë, ka pasur njerëz në kryesi që kanë thënë se nuk duhen djegur mandatet. Kjo nuk ka dalë jashtë partisë dhe nuk e di pse. Por dihet se dalja e debateve jashtë partisë në Shqipëri është pak problem, pasi cënohen karrierat, etj., sepse karrierat në Shqipëri nuk ndërohen mbi atë se çfarë je apo se çfarë përfaqëson mbi cfare peshe ke. Ndertohen mbi tregues të tjerë; sa i shërben kryetarit, sa i nevojshëm je për kryetarin apo sa i bëm dëm partisë”, sqaroi Zekthi.

Zekthi shtoi se për vende si Shqipëria, që kanë demokraci hibride, është mirë që qeveritë të ndryshohen çdo katër vite.“Qëndrimi i gjatë i një qeverie bën që këto ti uzurpojnë gjithnjë e më shumë institucionet, duke u shndërruan në entitete që kontrollojnë edhe botën e medias, universiteteve etj., dhe bëhet e pamundur ti rrëzosh. Kështu përfundojmë në autoritarizëm”, analizoi Zekthi.

Të fundit