Flash News

KRYESORE

Analiza/ 9 emrat për zëvendësimin e Ventura-s: Allegri është gati; Spalletti jo menjëherë

Analiza/ 9 emrat për zëvendësimin e Ventura-s: Allegri

Corriere dello Sport ka publikuar një analizë për emrat e mundshëm që mund të zëvendësojnë Gian Piero Ventura në stolin e Kombëtares Italiane pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Në listë janë renditur favoritë trajnerët më në zë të momentit si Antonio Conte, Massimiliano Allegri apo Luciano Spalletti, por nuk mungojnë as të rinjtë si Fabio Grosso dhe Luigi Di Biagio.

Antonio Conte – Është kandidati ideal por duhet shumë punë për ta bindur për t’u rikthyer. Nëse pranon, pagesa do ishte tre herë më e lartë se ajo e Ventura-s.

Carlo Ancelotti – Së bashku me Conte-n, është ‘ylli’ që mund të sjellë pak entuziasëm në grupin e lojtarëve dhe tifozëve, të shkatërruar pas dështimit për t’u kualifikuar në botëror. Problemi është se Ancelottit dëshiron të drejtojë një klub të rëndësishëm në Evropë, si dhe duhet t’i kthejë një përgjigje Kroacisë që e kontaktoi për kampionatin Botëror në Rusi. Ashtu si për Conte, edhe në rastin e Ancelotti-t duhet të trefishohet buxheti.

Luciano Spalletti – Trajneri i Interit e ka prej një kohë të gjatë në mendje Kombëtaren, por aktualisht është i angazhuar në stolin e zikaltërve dhe vështirë se do të pranojë ndonjë propozim në fund të sezonit. Përveç kësaj, drejtori Ausilio ka mohuar kategorikisht çdo negociatë me Federatën për një kalim të Spalletti-t te Kombëtarja.

Massimiliano Allegri – Tekniku aktual i Juventusit është më i lehtë për t’u arritur dhe është gati për të negociuar me ‘të kaltrit’ që në verën e ardhshme. Allegri mund të largohet nga pankina ‘bardhe e zi’ për të qenë trajneri i ri i Kombëtares.

Roberto Mancini – Është aktualisht në Rusi në stolin e Zenit dhe në të kaluarën emri i tij është përfolur shpesh në Itali edhe para ardhjes së Ventura-s. Kandidatura nuk mund të mohohet edhe pse pista për t’u larguar nga Zenit është mjaft komplekse.

Claudio Ranieri – Tekniku i mrekullisë së Leicester është aktualisht te Nantes dhe për të vlen i njëjti arsyetim si për Mancinin. Në të kaluarën emri i tij është përfolur në korridoret e federatës dhe nuk përjashtohet që të kthehet sërish në modë.

Fabio Grosso – Nuk mund të përjashtohet opsioni i një trajneri të ri. Fabio Grosso, trajneri aktual i Barit u përfol verën e kaluar për të zëvendësuar Di Biagio-n në përfaqësuesen U21.

Luigi Di Biagio – Është e mundur që Kombëtarja t’i besohet në mars 2018, me rastin e ndeshjeve miqësore kundër Argjentinës dhe Anglisë, për të pritur shtatorin kur do fillojë Liga e Kombeve.

Të fundit