Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e DW: Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri?
Shqipëria po përgatitet të rifillojë gradualisht aktivitetin ekonomik në sektorin privat, të bllokuar nga pandemia. Si i shohin ekspertët masat e qeverisë shqiptare?
Shqipëria përgatitet për daljen e matur nga izolimi. Në mbrëmjen e të martës, (14.04.2020) kryeministri shqiptar, Edi Rama bëri me dije në rrjetet sociale, se hapja nga izolimi mund të fillojë pas 10 ditësh. Ajo do të jetë "me pikatore dhe e njëjtë me atë të Austrisë, që e ka pak më të avancuar në kohë” theksoi ai. "Aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme”, citoi kryeministri Rama kancelarin austriak Sebastian Kurz. Ai theksoi gjithashtu që "nëse shifrat e rasteve të reja të të prekurve përkeqësohen sërish, do të ketë një mekanizëm që do të rikthejë masat shtrënguese”.
Lehtësimi i këtyre masave, që po i paraprin rifillimit gradual të aktivitetit ekonomik në sektorin privat, nisi në fillim të kësaj jave. Autoritetet e rritën nga 8 në 12 orë e gjysmë hapësirën kohore të qëndrimit hapur të supermarketeve, bankave dhe farmacive gjatë ditëve të javës por ruajtën shterrethimin prej 40 orësh në fundjavë. Qytetarëve iu rrit nga 60 në 90 minuta leja ditore, e marrë online nga Policia e Shtetit për të blerë ushqime, ilaꞔe dhe kryer shërbime të tjera thelbësore. Ky lehtësim "me pikatore” është shoqëruar me forcimin e kontrollit dhe penaliteteve për shkelësit. Policia do të gjurmojë dhe identifikojë me dronë në të gjithë vendin, shkelësit e rregullave, për të cilët autoritetet po parashikojnë ashpërsimin e dënimeve duke përfshirë edhe burgimin.
Rifillimi i punës në sektorin privat, 50 % të ngrirë
Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha në mbrëmjen e të martës në një kanal televiziv kombëtar se "Pothuajse 50% e aktivitetit ekonomik në sektorin privat është i ngrirë”. Që nga mesi i muajit të kaluar, disa ditë pas shfaqjes së dy rasteve të para të infektuara me COVID-19, për të frenuar përhapjen e tij në Shqipëri u mbyllën pothuajse të gjitha bizneset. Për të shmangur falimentimin e bizneseve të vogla, mbështetur sistemin shëndetësor dhe shtresat në nevojë qeveria vuri në dispozicion më 20 mars, 370 milionë dollarë. Mbështetja arriti në 410 milion dollarë, kurse të martën (14.04) qeveria vuri në dispozicion "Paketën e zgjeruar” të mbështetjes për bizneset e mëdha prej 40 milionë dollarësh.
Prej saj përfitojnë një pagë prej 351 dollarë, (40 mijë lekë) 176 mijë punëtorë në këto biznese, të prekur nga karantina në shtëpi dhe masat shtrënguese. Paga do të merret në cash brenda këtij muaji. Nga dy fazat e mbështetjes kanë përfituar 246 mijë punëtorë në sektorin privat, për të mundësuar kështu rikthimin në vendet e tyre të punës, në një kohë ende të pacaktuar.
Ekspertët: Si dhe nga duhet filluar zbllokimi ekonomik?
Prof. Adrian Civici, ekspert ekonomie, thotë për DW se zhbllokimi linear, gradual i bizneseve nuk është efikas. "Strategjia më e mirë është nxjerrja e bizneseve nga bllokimi, me grupe aktivitetesh ekonomike dhe shërbimesh të lidhura dhe ndërvarura me njëra-tjetrën, që zinxhiri i prodhimit dhe shërbimeve të punojë normalisht. Zhbllokimi linear dhe gradual pa marrë sa duhet në konsideratë lidhjet e ndërsjellta që shumë biznese kanë me njëra-tjetrin, do ta ulte ndjeshëm eficencën e hapjes graduale të aktivitetit ekonomik”. Prof. Civici thotë për DW se zhbllokimi duhet të fillojë me sektorët më të ndjeshëm të industrisë si "ai i industrinë fasone, agroushqimore, sektorin e ndërtimit, e shërbimeve, atë minerar dhe të naftës”
Kritika ndaj paketave mbështetëse vijnë edhe nga Dr. Selami Xhepa, ekspert i njohur në Shqipëri në fushën e ekonomisë. Ai thotë për DW se dy paketat mbështetëse janë të pamjaftueshme për zhbllokimin e aktivitetit ekonomik. "Ato zbusin problemet sociale për grupe të rendësishme të shoqërisë, por shuma është e pamjaftueshme per të krijuar një stimul të fortë për rritjen ekonomike. Efekti më i fortë arrihet kur ndërhyrjet janë të forta që në fillim. Paga prej 351 dollaresh jepet vetëm një herë, në Prill. Nëse pandemia vazhdon të mbajë më gjatë njerëzit të mbyllur në shtëpi gjendja sociale e popullise do të rëndohet dhe do të kërkojë ndërhyrje financiare të mëtejshme”, thekson ai për DW.
"Hapja e industrive duhet të fillojë sa më parë. Kjo do të kërkojë plotësimin e disa standarteve shtesë, që autoritetet duhet t'i hartojnë dhe konsultojnë me vetë industritë. Pothuajse me siguri Shqipëria po futet tanimë në recesion ekonomik. Investimet e shtuara, programe shpenzimesh publike intensive janë të vetmet mundësi për një reagim të shpejtë afat shkurtër. Programi i lehtësive për sipërmarrjen private duhet të jetë i fuqishëm, me kredi pa interesa për dy vjet, që sipërmarrja private të ristartojë aktivitetin dhe të ecë drejt normalizimit” thekson Prof. Selami Xhepa. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38