Flash News

KRYESORE

Analiza gjaku për ekipin, Gattuso bëhet menjëherë makth për lojtarët

Analiza gjaku për ekipin, Gattuso bëhet menjëherë makth

Gennaro Gattuso e ka marrë me shumë seriozitet punën e tij te Napoli, aq sa mediat italiane po i qëndrojnë në kokë tërë kohës me lajme nga më të ndryshmet. Angazhimi i tij nuk është diskutuar kurrë.

"Tuttsport" raporton se tekniku i ri i napoletanëve ka vendosur një rregull të ri në skuadër. Ai kërkon që të gjithë lojtarët të bëjnë analiza të rregullta të gjakut. Arsyeja dihet: ai do të dijë se çfarë jete bëjnë lojtarët e tij jashtë fushe. Pra, nëse janë konsumues të alkoolit apo përdorues të drograve të ndryshme.

Kjo do të bëhet sistematikisht dhe do të ndihmojë teknikun për të kontrolluar nëse lojtarët ndjekin apo jo regjimin e caktuar nga klubi. Me teknologjinë e sotme, asnjë nuk e mashtron dot Rinon.

Të fundit