Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Dr. Orhan Dragash/gazeta Danas
Ka shumë teza për pyetjen se kur në fakt ka lindur problemi kosovar, por asnjëra prej tyre deri tani nuk ka marrë një përgjigje mjaft të besueshme dhe të bazuar.
Megjithatë, ekziston vetëm një përgjigje ndaj pyetjes: kur do të përfundojë problemi kosovar? Të gjithë ne që nuk kishim lindur akoma atëherë kur ky problem është hapur, do të jemi dëshmitarë të mbylljes së tij. Nuk shtrohet më pyetja nëse do të zgjidhet problemi kosovar, veç kur do të zgjidhet.
Për të demonstruar faktin së po i afrohemi kësaj dite, nuk duhet besuar shumë te ne në Serbi, as shqiptarëve në Kosovë, sepse jemi palë direkt të interesuara. U duhet besuar amerikanëve dhe europianëve, sepse si njëra palë ashtue dhe tjetra, nuk përdorin më fjalën “nëse” në kontekstin e Kosovës, por “kur”. Për këtë tani është koha që të përpiqemi të mendojmë për atë “një ditë më pas”, sëpaku të vlerësojmë se cili do të jetë i kënaqur dhe kush jo, pa marrë parasysh sesi do të duket zgjidhja për Kosovën.
Më duket se më shumë do të jenë ata që sinqerisht do të jenë të pakënaqur me përmbylljen e krizës më afatgjatë dhe potencialisht më eksplozive ballkanike. Ndoshta do të tingëllojë paradoskale, por pothuajse të gjithë neve sot shprehemi për zgjidhjen e problemit, madje edhe marrim pjesë në mënyrë aktive në këtë proces, megjithëse “një ditë më pas” do të jemi shumë të pakënaqur që problemi është zgjidhur.
Këtu e kemi fjalën për atë ushtri individësh, grupimesh, organizatash, madje edhe shtetesh, që në mënyrë initime nuk duan që çështja e Kosovës të marrë një përgjigje përfundimtare, ose sëpaku procesi i kërkimit të kësaj zgjidhje të zgjasë sa më shumë. Jo për atë se kanë natyrë destruktive, por thjesht sepse kështu ua do interesi. Këtu bëhet fjalë një shoqëri politike dhe ideologjike tejet laramane, e cila ndoshta nuk ka asnjë pikë tjetër takimi me problemin në fjalë, vetëm interesin që procesi i zgjidhjes së tij të zgjasë sa më shumë.
Shumë shtete antare të Bashkimit Europian përshembull, janë të vetëdijshëm se me të arritur marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës, të dyja palëve u duhen bërë koncesione në formën e përshpejtimit të rrugës për antarësim. Për shembull, Serbisë duhet t’i jepen garanci se në një afat të përcaktuar qartë do të antarësohet në BE, ndërsa Kosovës, heqja e vizave.
Megjithatë, zgjerimi i BE-së, është ekstremisht temë jopopullore në pothuajse të gjithë antarët e BE-së, kësisoj pakkush është dakord për pranimin (afrimin) e antarëve të rinj, sepse me këtë me siguri humbasin vota në planin e brendshëm. Kjo është e shprehur veçanërisht në shtete më të pasura dhe më me ndikim në shtetet e BE-së, si puna e Francës, Gjermanisë, Holandës, Italisë.
Është e saktë se po këto shtete gjithashtu edhe dirigjojnë procesin e dialogut rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës, e kësisoj shtrojmë pyetjen nëse janë vërtetë të vendosur ta kryejnë shpejt këtë punë, apo, do të ndjekin interesat e tyre bazike, dhe këto janë mbajtja e ballkanasve jashtë zonës së hyrjes në BE.
Në këtë pikë, interesat e të mëdhenjve të BE-së përputhen me interesat e Rusisë përshembull, sadoqë mund të jenë të kundërta në të gjithë çështjet e tjera. Megjithëse zyrtarisht nuk ka asgjë kundër antarësimit të Serbisë në BE, Rusia gjithsesi dëshiron që kjo të bëhet sa më vonë, dhe rruga e sigurtë deri te ky rezultat është që zgjidhja e konfliktit kosovar të zgjatet sa më shumë të jetë e mundur.
Krahas kësaj Rusia ka edhe motiv “lokal” që kjo çështje të mbetet e pazgjidhur, sepse nëse Kosova, dhe sëbashku me të edhe Rezoluta 1244, janë të vetmet kopsa me të cilat ajo vazhdon ta mbajë të mbërthyer Ballkanin, më saktë Serbinë. Këtu nuk hyn shkëmbimi ekonomik, kulturor dhe teknologjik, nuk janë lidhjet e forta ndërnjerëzore (diaspora, studentët, turistët..) dhe këto nuk janë në mënyrë të veçantë as perceptimet e përbashkëta për të ardhmen. Serbia në të gjithë këto aspekte është e lidhur fort pas Europës Perëndimire dhe dëshiron që këto lidhje t’i formalizojë me antarësimin në BE, ndërsa Rusia mëkon pritmëri krejtësisht të tjera.
Me zgjidhjen e problemit kosovar ndoshta nuk kanë për të qenë të kënaqur as edhe qindra, ndoshta mijëra burokratë, ekspertë, gazetarë, aktivistë në mbarë Europën, që për vite dhe dekada me radhë kanë ndërtuar ndikimin, reputacionin, madje edhe karriera të tëra, duke u marrë me problemin më të ndërlikuar ballkanik.
Nëse Kosova së shpejti pushon së qeni problem, dhe janë të gjitha gjasat që po ecim drejt kësaj, zhduket nevoja për të ekzistuar gjithë këto OJQ, portale, tekste analitike, kërkime, konferenca ekspertësh, si dhe pozicione në sistemimin e vendeve të punës në BE që kanë patur si lëndë studimin dhe zgjidhjen e këtij problemi.
Në rrugë do të mbeten edhe një aparat i vogël numerikisht, por i madh për nga ndikimi dhe të lidhur mes tyre, të cilët për vite me radhë e kanë lidhur ekzistencën dhe afirmimin profesional të tyre me çështjen e Kosovës. Të gjithë ata do të donin që “rasti Kosovë” të jetonte sa më gjatë, bash si edhe “rasti Bosnjë”, me të cilën e njëjta ushtri ekspertësh dhe burokratësh “qëllimmirë” merren që prej një çerek shekulli, por pa rezultate.
Kësisoj ka shumë në Serbi që dëshirojnë që kjo “një ditë më vonë” të vijë sa më vonë, akoma më mirë do të ishte të mos vinte kurrë, por sëpaku “jo në këtë turn”.
Opozita politike në Serbi nuk ka dhe as nuk dëshiron të zhvillojë një koncept për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, një gjë të tillë nuk e kishin as kur ishin në pushtet. Kanë besimin se Vuçiçi “do të thyejë qafën” me çështjen e Kosovës dhe për këtë vetëm duhet të qëndrojnë me duar në brez dhe të presin se çfarë do të ndodhë. Dhe kur të ndodhë, dhe ata të vijnë në pushtet, do të vazhdojnë të merren me këtë çështje në mënyrë që edhe veta ata “të mos thyejnë qafën”, sado që ky proces të zgjasë.
Te moszgjidhja shpresojnë edhe intelektualët konservatorë dhe liberalë, pa dallim, sepse me vënien e Kosovës ad acta, ndërpritet interesimi, por edhe financimi i përpjekjeve të tyre për të bindur opinionin publik në versionin e tyre të çështjes kosovare. Qoftë ky version “status quo-ja”, apo e kundërta e tij- ta njohim Kosovën që tani.
Ky front laraman oponentësh të zgjidhjes kosovare është tejet më i madh dhe më me ndikim sesa promotorët e zgjidhjes. Përkundër këtij fronti, krahas presidentit serb, këtu shtojmë edhe presidentin (e tanishëm) të SHBA-ve dhe administratën e tij, një grusht intelektualësh europianë, kryesisht britanikë dhe europianolindorë, një pakicë bindëse në gjirin e elitës intelektuale serbe, si puna e kryetarit të Akademisë serbe të Shkencave dhe Arteve Vladimir Kostiç, për shembull..
Me kalimin e kohës, ky rreth do të bëhet gjithnjë e më i ngushtë, ndërsa zgjidhja akoma më e largët, kësisoj aspekti kohor është po ashtu me rëndësi sa edhe përmbajtja e marrëveshjes së ardhshme. Këtë e kanë kuptuar në Uashington dhe, qoftë edhe përkundër obstruksioneve që vijnë nga BE-ja, këmbëngulin te tempoja e dialogut, duke vlerësuar me të drejtë se ngadalësia e deritanishme në fakt ka qënë vetëm një simulim i zakonshëm i procesit dialogues.
Në këtë garë me kohën, “pakicat” kanë pa dyshim shumë më tepër gjasa në raport ne frenuesit me ndikim të procesit kosovar. Përparësia e tyre është thelbësore, sepse kërkojnë një zgjidhje të re kualitative dhe përmbylljen afatgjatë të këtij konflikti shumëvjeçar.
Ata, thënë shkurt, diktojnë rregullat e lojës me atë që e bëjnë atë më të shpejtë, dhe ecurinë e saj pozitive për të gjithë.
Pikërisht këtu gjenden rrënjët e fitores së ardhshme, të asaj “një dite më vonë”, kohë në të cilën Serbia dhe Ballkani do të jenë vende pakrahasimisht më të mira sesa kanë qenë në dhjetëvjeçarët deri tani.
*Orhan Dragash është ekspert serb për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Është themelues dhe drejtor i Institutit ndërkombëtar për sigurinë me seli në Beograd (www.isi-see.org). Ka shkruar librin “Dy fytyrat e globalizimit- të vërteta dhe mashtrime”.
**Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38