Flash News

KRYESORE

Anbeta Toromani lë Italinë për Shqipërinë, rikthehet në ekranin e Tv Klan

Emisioni “Virtuozët” në Tv Klan do të nisë së shpejti nën drejtimin e sopranos Inva Mula. Sipas burimeve të Blitz.al balerina Anbeta Toromani do të jetë në jurinë e këtij spektakli, duke qenë se fëmijët do të konkurrojnë edhe në zhanrin e baletit.

Anbetën e kemi parë në emisionin e njohur italian “Amici” në rolin balerinës profesioniste, ndaj do të jetë dyfish e këndshme të shohim të bëjë të njëjtën gjë në një program shqiptar. Gjithashtu, të njëjta burime bëjnë me dije se edhe kompozitori i njohur David Tukiçi do të jetë pjesë e jurisë krah Anbeta Toromanit.

Tashmë mbetet të presim ç’do na sjellë e diela mbrëma.

 

Të fundit