Flash News

KRYESORE

Anbeta Toromani: Vajta kalova gjithë Italinë, askund nuk gjeta si Shqipërinë

Anbeta Toromani: Vajta kalova gjithë Italinë, askund nuk gjeta si

Ajo është një balerinat më të mira dhe të vlerësuara në Itali, por për vite me radhë i kishte munguar vendit të saj. Anbeta Toromani e nisi karrierën si balerin në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe më pas eksperienca e saj në emisionin “Amici” të Maria de Filippi shërbeu si një trampolinë, për t’u ngjitur në skenat më të mëdha italiane.

Dje Anbeta Toromani u rikthye në Shqipëri, duke u bërë pjesë e spektaklit më të ri “Virtuozët“.

Ajo u pyet nga Inva Mula, sopranoja me famë botërore që moderon spektaklin, se si e përshkruan rikthimin e saj në Shqipëri.

“Vajta kalova gjithë Italinë, askund nuk gjeta si Shqipërinë“, u shpreh ajo.

E gjithë salla shpërtheu në duartrokitje për atë çka ajo tha, por gjithashtu edhe për prezencën e saj në këtë spektakël.

 

Të fundit