Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ancelotti: Kualiteti i ekipit dhe eksperienca ime do sjellin titullin në Napoli
Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, pavarësisht mungesës së protagonizmit në merkato, ka theksuar se ka ardhur plot ambicie në krye të pankinës së të kaltërve.
Ai është shprehur se ka si synim të çojë skuadrën në gradën më të lartë të kampionatit, pasi ka gjetur shumë kualitet në ekip.
“Synimi im është të çoj skuadrën në gradën më të lartë të kampionatit. Kam gjetur shumë kualitet te kjo skuadër, që për arsye të ndryshme nuk ia ka dalë të fitojë titullin, por i ka shkuar shumë pranë. Gjithsesi, shpresoj që ky kualitet, duke i shtuar edhe eksperiencën time, të sjellë titullin në qytetin e Napolit”, deklaroi Ancelotti.
Kujtojmë se Ancelotti u largua nga Italia në verën e 2009-ës, për të nisur një tur të gjatë në Europë, duke filluar nga Chelsea dhe për të vijuar më pas me PSG-në, Realin e Madridit dhe Bayernin e Mynihut, praktikisht skuadrat më të mira të ligave europiane.