Flash News

KRYESORE

Ancelotti mërzit tifozët e "Djallit": Evertoni është si Milani

Ancelotti mërzit tifozët e "Djallit": Evertoni

Carlo Ancelotti mërzit tifozët milanistë. Ai është shprehur se mikpritja që ka marrë nga tifozët e Evertonit është më e madhja që ka marrë në karrierën e tij 25-vjeçare.

Trajneri italian u bë trajner i Evertonit përpara ndeshjes kundër Arsenalit më 21 dhjetor dhe iu dha një ovacion i vazhdueshëm pasi u prezantua me tifozët në “Goodison Park”. Ai është një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin evropian dhe ka udhëhequr klube big si Milan, Real Madrid, Bayern dhe PSG.

Ai ka fituar 20 trofe si trajner, duke përfshirë dhe tre tituj të Champions League. Ancelotti tha për faqen zyrtare të klubit të Everton se ngrohtësia që ai ka marrë nga tifozët e Everton ka qenë e pashembullt.

“Sinqerisht, edhe në Itali nuk kam pasur një pritje si kjo. Ndoshta vetëm në Milano kam pasur këtë lloj mikpritje. Tifozët e skuadrave të tjera ishin të mirë, por këtu tek Everton, është më e mira. Që në ditën e parë, mora një pritje fantastike”.

Të fundit