Flash News

KRYESORE

Ancelotti nuk ka durim, gjen ekipin e ri pak ditë pas largimit

Ancelotti nuk ka durim, gjen ekipin e ri pak ditë pas largimit

Carlo Ancelotti ka nxituar për të gjetur një skuadër të re pas largimit nga Napoli. Sipas Sky Sports, trajneri italian ka gjetur marrëveshjen me ekipin e ri, Evertonin, në Premier League.

Pas aventurave të pasuksesshme te Bayern në Bundesligë (u shkarkua pas një humbjeje 3-0 me PSG-në) dhe te Napoli në Serie A, Don Carlo pritet të rikthehet në Premier League, aty ku më parë ka stërvitur Chelsea-n.

Pritet që sonte ose nesër lajmi të bëhet zyrtar. Debutimi i teknikut në ekipin e ri do të jetë të mërkurën në “Carabao Cup” ndaj Leicester City. Ndeshje e vështirë, por fillimisht nuk ka presion.

Të fundit