Flash News

KRYESORE

Ancelotti për pankinën e Italisë: Nuk është hipotezë e largët

Ancelotti për pankinën e Italisë: Nuk është

Carlo Ancelotti është shprehur se ka mundësi që ai të marrë drejtimin e Kombëtares italiane të futbollit.

Sipas një interviste për “Radio Rai”, ish-trajneri i Bayern Munchen, ka deklaruar se kjo detyrë nuk është një hipotezë e largët, dhe shtoi se fillimisht duhet parë edhe puna që do bëjë trajneri i ri i Italisë, Di Biagio.

“Marrja e drejtimit të Italisë nuk është hipotezë e largët, edhe pse për të gjithë ne është ende herët për të marrë vendimin përfundimtar. Është e drejtë që për Kombëtaren duhet marrë edhe pak kohë, për të bërë edhe vlerësimin për punën e Di Biagios”, ka thënë Ancelotti.

Trajneri ka folur edhe për raportet që ka me zv.presidentin e komanduar të Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Alessandro Costacurta.

“Kam komunikuar vazhdimisht me Costacurtën edhe përpara se ai të bëhej zv.presidenti i komanduar i FIGC-së. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe mendoj se ai i duhet përfaqësueses, ndërsa unë jam ende zyrtarisht nën kontratë me Bayern Munchen”, shtoi më tej Ancelotti.  

Të fundit