Flash News

KRYESORE

Ancelotti tek Arsenali? Vjen përgjigjja me batutë e italianit

Ancelotti tek Arsenali? Vjen përgjigjja me batutë e italianit

Unai Emery pritet të shkarkohet nga Arsenali. Klubi anglez nuk beson më tek ai, sepse skuadra nuk i përgjigjet dhe rezultatet nuk janë ato që priteshin.

Për stolin e “Topçinjve” qarkullojnë shumë emra. Mes tyre, trajneri Carlo Ancelotti është emri më i përmendur. Italiani është pyetur në BT Sport rreth kësaj mundësie dhe nuk i ka kursyer batutat.

“Spekulimet që më lidhin me Arsenalin janë thjesht fjalë. I kam flokët e thinjura, pra kam mjaft përvojë për të kuptuar se këto janë thjesht thashetheme. Unë do të qëndroj te Napoli, nuk diskutohet", ka deklaruar italiani.

Të fundit