Flash News

KRYESORE

Andi Bejtja për Ramën: Na është bërë si qentë e lagjes

Andi Bejtja për Ramën: Na është bërë si qentë

Analisti Andi Bejtja, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend ka sulmuar kryeministrin Rama duke e krahasuar mekafshët.

Bejtja thekson se e di që kjo nuk është humane dhe se nuk ka të bëjë me botëkuptimin e tij, por shton se nuk gjen mënyrë për të shprehur më mirë atë po bën kryeministri i cili sipas tij është bërë si qentë e lagjes.

“Kam respekt per çdo lloj qeni te çfaredo lloj race te jete, dhe kjo qe do them e di qe nuk eshte humane dhe nuk ka te bej me botkuptimin tim po fatkeqesisht nuk gjej menyre tjeter per ta shprehur me mire; ke frike me hap Facebook se eshte bere Kryeministri si qente e lagjes: kush kalo i gju me shqelm…Si u shkri gjithe ajo keshtjelle propagande sa hap e mbyll syte…”, shkruan Bejte në ‘Facebook’.

Vendi është përfshirë nga një valë protestash ditët e fundit, duke filluar nga banoët e ‘Unazës së Re’ tek studentët që kërkojnë ulje të tarifave dhe deri tek infermirët që kërkojnë rritje pagash.

Të fundit