Flash News

KRYESORE

Andi Bejtja: Pse sot jam 100% dakord me Edi Ramën

Andi Bejtja: Pse sot jam 100% dakord me Edi Ramën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar së fundmi një letër kryeministrit Edi Rama, e publikuar nga ky i fundit në rrjetet sociale.

Në këtë letër, Trump kërkon që Shqipëria të dalë nga nisma 17+1 e drejtuar nga Kina për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe t’u bashkohet vendeve që zhvendosin ambasadën e tyre në Jeruzalem.

Mirëpo, gjatë konferencës së shtypit në Tiranë me Kryeministrin kosovar Avdullah Hoti Rama ka theksuar se Shqipëria është në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian për këtë temë.

“Shqipëria është i vetmi vend ku hebrenjtë kanë gjetur strehë dhe asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve. Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin, por Shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me Bashkimin Europian”, deklaroi kryeministri.

Sa i përket edhe çështjes së teknologjisë 5G dhe ndikimeve nga Kina, Rama u shpreh se për këtë temë ndan të njëjtin mendim me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Nisur nga kjo përgjigje, analisti Andi Bejtja ka shprehur qëndrim mbështetës me kryeministrin.

“Kam qene pothuajse gjithmone kundra politikes se jashtme e te brendshme, te ndjekur nga Kryeministri Edi Rama, kam akuzuar, kam bere bere me qindra shkrime, kam debatuar me te dhe gjithe njerezit e rilindjes neper studio televizive, e do vazhdoj ta beje kete, por kjo nuk me pengon sot, kur nje ftese delikate te Presidentit Trump (qe me thene te drejten shume aventuriere mund te ishin tunduar per t'i thene dhe PO) qe edhe Tirana te hape Ambasaden ne Jeruzalem iu pergjigj:

"Shqiperia eshte vendi qe ka jo vetem nje lidhje te vjeter historike me Izraelin, por Shqiperia ne politiken e jashtme ne kete aspekt eshte komplet e linjezuar me Bashkimin Europian".

Sot jam 100 perqind dakord me ty Edi Rama, vazhdojme betejen per largimin tend perfundimtar nga zyra Kryeministrit...”, shkruan Bejtja.

 

Të fundit