Flash News

KRYESORE

Andi Bushati braktis Ylli Rakipin, rikthehet në Top Channel

Andi Bushati braktis Ylli Rakipin, rikthehet në Top Channel

Këtë sezon televiziv, analisti Andi Bushati do të jetë pjesë e emisionit “Open” në Top Channel që drejtohet nga gazetarja Eni Vasili.

“Zoti Bushati do të jetë më ne gjatë gjithë këtij sezoni. Mirë se erdhe!”, ishte prezantimi i Vasilit. Për analistin, ky është një rikthim në Top Channel, pjesë e të cilit ishte sezonin e kaluar për 4 muaj si analist i programit “Të Paekspozuarit”.

Bushati, po ashtu i ka dhënë fund bashkëpunimit disa-vjeçar me Ylli Rakipin, i cili pas mbylljes së emisionit nga presidenti i Neës 24, Irfan Hysenbelliu, ka kaluar te Syri Televizion i Cim Pekës.

Ndërsa analisti tjetër i emisionit “Të Pakepozuarit”, Fatos Lubonja vijon të jetë pjesë e Neës 24, teksa është shfaqur disa herë në rubrikën “Opinion”.

Të fundit