Flash News

KRYESORE

Andi Bushati: Pse Rama i 2012-s ishte më i mirë se Rama i sotëm

Andi Bushati: Pse Rama i 2012-s ishte më i mirë se Rama i sotëm

Analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e “Opinion” në News 24 u shpreh se Edi Rama në 2012-n ishte më i mirë se Rama i sotëm, pasi sot i shkon të keqes deri në fund.

Më tej ai u shpreh se ky sistem politik duhet të vdesë dhe të formohet një tjetër që të mos jetë rotacion mes dy ose tre politikanësh.

“Ky sistem për mua është i destinuar të vdesi. Rezistenca bëhet me dy gjëra, e para me forcat e reja. Tjetra është duke bërë sa më pak të këqija të mundshme në kuptimin që unë akoma dhe sot besoj se Rama i 2012-s është më i miri se Rama sot, por fakti i të qenit në opozitë dhe të denoncimit të mëkateve të pushtetit, e përmirëson. Puna është çfarë trysnie duhet të ushtrojmë të gjithë ne që këto forca mos i shkojnë të keqes deri në fund. Rilindja po i shkon çdo ditë të keqes deri në fund”, u shpreh Bushati.

Të fundit