Flash News

KRYESORE

Andi Lila mërzit Kukësin por gëzon tifozët e Tiranës

Ishte thuajse punë e mbaruar kalimi te Kukësi, por në fund Andi Lila ka ndërruar mendje dhe është rikthyer në shtëpi, te Tirana.  Për mbrojtësin e kuqezinjve në fundjavën e shkuar u fol shumë se e kishte  zgjedhur ekipin e tij të ri, që do të ishte Kukësi. Por publikimi në Instagram i një fotoje, ku Lila shtrëngonte duart me presidentin e bardhebluve Refik Halili, i ka befasuar të gjithë.

Fotoja shoqërohej me titullin: “Sërish në shtëpi! Përgjithmonë Tirana”. Kavajasi ka qenë pjesë e Tiranës edhe në sezonet 2008-2011.

Tani në moshën 33-vjeçare, ai do të jetë një armë më shumë për Tiranën, që synon titullin kampion në këtë sezon. Lojtari i kuqezinjve ishte pa skuadër që prej fundit të sezonit, pasi iku nga Pas Janina, që ra në kategorinë e dytë në Greqi.

Të fundit