Flash News

KRYESORE

Andrea Pirlo largohet nga futbolli, zëvendësohet nga djali i tij

Andrea Pirlo largohet nga futbolli, zëvendësohet nga djali i tij

Ylli i futbollit italian, Andrea Pirlo, mbylli përfundimisht karrierën e tij mbrëmjen e djeshme në një ndeshje të organizuar në “San Siro” ku morën pjesë shumë ikona të futbollit.

Përballja mes dy ekipeve, të Bardhët dhe Blutë përfundoi me rezultatin 7-7, ku spikati Inzaghi me tri gola të shënuar.

Golat e tjerë u shënuan nga Pato, Luca Toni, Vieri, Del Piero, Matri, Quaglierella, Cassano, Cafu, Broçhi dhe Shevchenko i cili realizoi dopietë.

Në këtë ndeshje, Pirlo luajti për të dyja skuadrat dhe të ardhurat shkuan të gjitha për bamirësi.

Te skuadra e të Bardhëve bënin pjesë: Abbiati, Dida, Bonuçi, Chiellini, Costacurta, Favalli, Jankulovski, Maldini, Nesta, Oddo, Simic, Zambrotta, Zanetti, Baronio, Camoranesi, Gattuso, Lampard, Leonardo, Pepe, Pirlo, Rui Costa, Verratti, Vidal; Baggio, Del Piero, Di Natale, Iaquinta, Inzaghi, Matri, Pato, Ronaldo, Totti, Vieri.

Ndërsa tek Blutë bënin pjesë: Buffon, Storari, Adani, Barzagli, Bonera, Cafu, Diana, Ferrara, Kaladze, Materazzi, Serginho, Pirlo, Albertini, Ambrosini, Broçhi, De Rossi, Diamanti, Marchisio, Perrotta, Seedorf; Borriello, Cassano, Quagliarella, Ronaldinho, Shevchenko, Tevez, Toni, Ventola.

Trajnerët ishin Carlo Ancelotti për të Bardhët dhe Maximiliano Allegri për Blutë.

Pirlo e la vendin e tij në minutën e 80’, dhe u zëvendësua nga djali i tij 14-vjeçar Niçolo, i cili mbante po të njëjtin numër në bluzë.

https://youtu.be/moQ_ZioO7-E

Të fundit