Flash News

KRYESORE

Andres Silva lë Milanin, huazohet nga ekipi spanjoll për një sezon

Andres Silva lë Milanin, huazohet nga ekipi spanjoll për një

Ekipi i Sevillas ka arritur të marrë shërbimet e portugezit  Andre Silva nga Milani.

Sulmuesi 22-vjeçar është transferuar te skuadra e “La Liga” në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Kjo gjë është bërë e ditur ditën e djeshme me anë të një komunikate të klubit spanjoll.

“Sevilla FC dhe AC Milan kanë arritur një marrëveshje huazimi, me mundësi blerje për Andre Silva. Në moshën 22-vjeçare, Andre Silva është një prej sulmuesve më premtues në futbollin evropian, së pari duke bërë përparimin e tij me Porto në sezonin 16/17 kur ai shënoi 16 gola në 32 ndeshje të ligës. Ai do të shënonte 24 gola në 58 ndeshje për klubin, duke e bërë atë një anëtar kyç të skuadrës portugeze 12 gola në 26 ndeshje dhe duke e çuar atë në një transferim te AC Milan. Për skuadrën italiane, pavarësisht se nuk i është ofruar vazhdimësia që dëshiron, Silva ka arritur 10 gola në 40 paraqitje (me vetëm 18 si titullar). Andre Silva bëhet nënshkrimi i shtatë i klubit në sezonin 18/19”, shkruhet në njoftimin e klubit të Sevillas.

Të fundit