Flash News

KRYESORE

Anëtarët e AMA-s kërkojnë shkarkimin e tij, kryetari Sala: Nuk më duket korrekte

Anëtarët e AMA-s kërkojnë shkarkimin e tij, kryetari Sala:

Katër anëtarë të AMA-s, kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit të këtij institucioni me qëllim nisjen e procedurave për largimin nga detyra të kryetarit të Autoritetit, Gentian Sala.

“Kjo kërkesë vjen pas vendimit të AMA dhe kryetarit Salaj, për të mbyllur transmetimet analoge në datën 10 Shtator, pa njoftuar dhe mbledhur  paraprakisht Bordin vendimarrës të institucionit”, thuhet në kërkesën e katër anëtarëve, Nezaj, Musta, Gjekmarkaj dhe Bregu.

i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24, Sala e cilësoi kërkesën për shkarkimin e tij si jo korrekte.

“Nuk e shoh që kemi shkelur rregullore. Më duket jo korrekte kërkesa për shkarkimin tim pasi thonë se është shkelur kushtetuta”, tha Sala.

sa i vendimit për të rikthyer sërish sinjalin analog, Sala u shpreh “morëm vendimin për ta rikthyer sinjalin deri në normalizimin e situatës”.

Të fundit