Flash News

KRYESORE

Anëtarët e Gjykatës së Lartë, Yuri Kim përshëndet dekretin e Ilir Metës

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka përshëndetur pak më parë dekretimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

“Ne e mirëpresim emërimin nga Presidenti Meta të 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Kim.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi sot 3 emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për Sokol Sadushajn; Ervin Pupen si dhe Ilir Panda.

Meta konsideroi sefillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.

Të fundit