Flash News

KRYESORE

Anëtari i delegacionit të negociatave: Jam kundër varrezave greke në Shqipëri

Anëtari i delegacionit të negociatave: Jam kundër varrezave greke

Profesori Ksenofon Krisafi, i cili pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë është shprehur kundër ngritjes së varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri, e cila sipas tij i ngjan një praktike të shekullit të 19-të.

Në emisionin ‘Arena’, Krisafi sqaroi se mund të ndërtohej një përkujtimore, por jo të kthehet Shqipëria në varrezë për njerëz që nuk kanë qenë këtu.

“Mua më duket një gjë e papëlqyeshme dhe kam një lloj mllefi ndaj atyre që kanë vendosur për varrezat greke në Shqipëri. Sot kemi një varrezë dhe mund të kemi një të dytë. Para ca ditësh kishim një problem, nesër mund të kemi probleme të tjera.

Ngritja e varrezave në vendet e pushtuara, ka qenë në praktikat e vjetra. Konventat e Gjenevës në vitin 1949, sollën një risi dhe hoqën dorë nga kjo lloj praktike dhe përshkruhet që pas mbarimit të luftës, trupat e të ndjerëve shkojnë në atdheun e tyre.

Nuk ka arsye pse t’i bëhet jehonë një koncepti të së drejtës së luftës së shekullit të shkuar. Edhe kaq sa janë bërë është e tepruar. Mund të bëhet një përkujtimore, por tani ta kthesh Shqipërinë në varrezë, kush nuk ka ardhur në Shqipëri”, përfundoi Krisafi.

Të fundit