Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Anëtari i Kryesisë: "PD në proces riorganizimi, por axhenda nuk ndryshon". Përgatitje për zgjedhje të parakohshme
Partia Demokratike ka vendopsur të ndërpresë përkohësisht protestat dhe të fokusohet te riorganizimi i strukturave për zgjedhje të parakohshme.
Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo e konfirmoi këtë fakt në një intervistë në A2 CNN
“Kemi ndërmarrë disa hapa në pritshmëritë që kemi për zgjedhjet e parakohshme, mundësisht brenda këtij viti. Struktura e partisë duhet të jetë gati, pasi edhe koha është e shkurtër. Duhet të mbyllim të gjithë pjesën organizative në mënyrë që sapo të shpallet data e zgjedhjeve, partia të jetë gati me strukturën dhe infrastrukturën e saj”, tha Bozdo.
I pyetur se si do të vijojë organizimi i protestave opozitare, Bozdo tha se për momentin do të ndërpriten.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në axhendën e PD, por në javët në vijim për momentin nuk do ketë protesta, sepse edhe klima e nxehtë, stina e pushimeve, vëmendja e larguar e publikun e bëjnë jo të efektshme organizimin e protestave. Këto 6 javë janë emëruar persona që monitorojnë procesin e riorganizimit të degëve. Është koha më e mirë për të punuar që shtatori ta gjejë gati partinë në të gjitha drejtimet”, tha anëtari i Kryesisë.
PD bëhet gati për zgjedhje? Basha anulon pushimet në parti dhe cakton 24 koordinatorë