Flash News

KRYESORE

Anëtari i VV-së në Shqipëri tregon se si do të bëhet bashkimi kombëtar

Anëtari i VV-së në Shqipëri tregon se si do të

Anëtari i Vetëvendosjes në Shqipëri Hysamedin Feraj deklaroi se për bashkimin kombëtar nuk ka nevojë për marrëveshje mes qeverive, pasi atë e vendos populli shqiptar, këtej dhe matanë kufirit.

Sipas tij, ekziston një problem juridik, që në mënyrë të padrejtë i kufizon Kosovës të drejtën ëpr bashkim apo ndarje

“Nëse populli i Shqipërisë këtu dhe populli shqiptar në Kosovë e do bashkimin qeveritë nuk kanë pse pyeten shumë. Por qeveritë do të njohin atë që realizon vullnetin e popullit shqiptar dhe kombit shqiptar. Prandaj problemi mbetet tek ai juridik që i kufizon padrejtësisht Kosovës të drejtën për bashkim apo ndarje me shtetet që do, e drejtë që i përket çdo shteti. Ky është manifest kushtetues i kufizimit të sovranitetit të Kosovës. Besoj se nën qeverisjen e VV sovraniteti i Kosovës do të jetë i plotë ashtu si i çdo shteti tjetër. Në këtë kuadër duhet hequr edhe neni që i kufizon vullnetin si shtet dhe si komb me bashkimin me Shqipërinë.”, tha Feraj në Ora News.

Sa i përket mosmbështetjes nga ndërkombëtarët, ai nuk e shikon si problem: “Nuk ka asnjë arsye të mendohet se bota ka marrë ndonjë vendim për të qenë antishqiptar pa asnjë arsye. Ky është një argument që nuk ka arsye të merret parasysh dhe përjashtohet nga çdo logjikë e arsyeshme.”

Të fundit