Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Anëtari i VV: Taksa ndaj Serbisë hiqet, do të ketë reciprocitet
Një nga çështjet më të rëndësishme për Kosovën mbetet taksa doganore 100 përqind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Vendosja e kësaj takse ka nxitur reagimin e Bashkimit Evropian, përkatësisht Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, e cila në nëntor të 2018 kërkoi nga Kosova të shfuqizojë menjëherë këtë vendim.
Por duket se me qeverinë e re që do të formohet pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, kjo çështje do të marrë zgjidhje. Shumica e fituar nga Lëvizja Vetëvendosje e kryesuar nga Albin Kurti do të ketë si përparësi heqjen e taksave me Serbinë dhe fillimin e negociatave, të udhëhequra nga Kurit nëse ai zgjidhet kryeministër.
Kjo është konfirmuar nga një prej themeluesve të VV dhe anëtar kryesie i saj, Liburn Aliu, gjatë një interviste në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report TV.
Sipas Aliut, nuk do të ketë taksë me Serbinë, por reciprocitet.
“Reciproritet të plotë politik dhe tregtar karshi Serbisë. Nuk jemi për tarifa dhe taksa. Reciprocitet politik, ekonomi dhe tregëti. Në Serbi nuk futen dot mallra nga Kosova se nuk e njohin si shtet, nga ana tjetër dhe në Kosovë nuk futen taksa e Serbisë....dhe politikisht kjo është me e fortë se taksa. Taksa e vë në dyshim vendimin politik, ka më shumë rëndësi vendimi politik e cila do të rezultojë me të njëjtin efekt, ndoshta edhe më të rëndë. Më rëndësi ka reciprociteti politik me Serbinë, që do t'i kundërpërgjigjemi në masën e duhur atyre”, tha Aliu.