Flash News

KRYESORE

Anëtari i Kryesisë së PD: Nuk ka përçarje, Basha do të rizgjidhet kryetar

Anëtari i Kryesisë së PD: Nuk ka përçarje, Basha do

I ftuar në studion e News24 anëtari i Kryesisë së PD, Gent Malko është shprehur se kjo forcë nuk është përçarë. Duke u ndalur te gara mes Eduard Selamit dhe Lulzim Bashës ai shtoi se ky i fundit duhet të rikonfirmohet si kreu i PD.

Fjala e Malkos:

“Selami po legjitimon zgjedhjen e Bashës sërish në krye të PD. Basha duket sesa mbështetje ka nga demokratët në takimet që zhvillon. Selami duhet të kërkonte standarde pastaj të kandidonte. Kur është bërë përzgjedhja e kandidatëve unë kam qenë në mbledhjen e Kryesisë madje kam ngritur shqetësimin e grupit Anti Basha. Fakti që mbahen dy kandidatura në garë do të thotë që për ne është e qartë çdo gjë atë natë. Selami nuk do të tërhiqet nga gara , dhe është e qartë që Basha do të rizgjidhet kryetar.”

Të fundit