Flash News

KRYESORE

Angela Martini i thotë “lamtumirë” modelingut për multimiliarderin rumun

Angela Martini është sigurisht një nga vajzat më të bukura shqiptare që arriti të depërtojë në tregun ndërkombëtar të modelingut dhe të ishte e sukseshme.

Mësohet se ajo tashmë do të mbyll këtu karrierën si modele, për të nisur një jetë të re krah multimiliarderit rumun, Dragos Savulescu, i cili është një producent i njohur filmash.

Vendimi i saj për të hequr dorë nga karriera e modeles dhe planet me të dashurin e saj Dragos, është konfirmuar nga të afërmit e Angelës. Për impaktin që ka lënë te vëllai më i madh i Angelës, Blerti Ceprati, partneri i saj Dragos, ai përgjigjet:

“Unë kam qenë me ta me pushime në Mykonos, po ashtu në Rumani. Dragos është një njeri i mrekullushëm do të thosha, dhe shumë inteligjent. Ai është mjaft afër me familjen tonë, por më e rëndësishmja është sa shumë ai e do dhe e respekton motrën time”.

Të fundit