Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Angela Merkel feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush kancelarja gjermane
Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot feston ditëlindjen. Ajo mbush plot 65-vjeç.
Megjithatë, viti i fundit për Merkel nuk ka qënë i mirë në aspektin e shëndetit, nisur edhe nga ngjarjet e reflektuara në publik.
Tri herë ajo shfaqej duke u dridhur në mënyrë të pazakontë në takimet zyrtare. Megjithë spekulimet për shëndetin e saj, ajo synon të qëndrojë në krye të postit deri në fund të mandatit në vitin 2021. Vazhdimisht, përfaqësuesit e qeverisë Merkel kanë konfirmuar se ajo nuk ka probleme serioze me shëndetin dhe se është mirë.
Si një ‘gjermane’ e vërtetë, Merkel e kalon këtë ditë në punë, ashtu si edhe herët e shkuara.
”Ajo feston ditëlindjen e saj ashtu siç pritet, pa ekzaltime dhe në punë”, i shkruan ministrja e Bujqësisë, Julia Kloeckner .