Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'Angelus Novus' i Bashkim Shehut; asgjë përveç dëshpërimit nuk mund të na shpëtojë
Bernardo Atxaga
Për ta karakterizuar këtë libër, nuk ka metaforë më të mirë se sa ajo që përdor vetë autori në një nga faqet e tij, kur flet për copa të një pasqyre që vështrohen pjerrtas dhe japin e marrin mes tyre duke përftuar një labrirint pasqyrimesh. Lexuesi nuk do të pendohet po të hyjë në këtë hapësirë: peizazhet, në saje të stilit të shtruar e të saktë të Bashkim Shehut dhe gjithashtu në saje të endjes së përkthimit nga María Roces González, janë përherë magjepsës; vepër dhe rezultat i një mrekullie. Sepse mrekulli është kur, ndonëse temat, faktet, jetët e rrëfyera janë të tmerrshme, mbresa që mbetet në shpirtin e lexuesit është e shndritshme.
Pjesët e pasqyrës, copat e ndryshme, vërtiten vazhdimisht, faqe mbas faqeje, si elemente të një kaleideskopi ose të një fuge, dhe nga të gjitha pamjet që na shfaqen në to ndoshta më të qartat janë ato të burgut të Burrelit, në Shqipëri, dhe ato të dy të burgosurve që kaluan atje vitet e fundit, vitet e shumta të fundit të diktaturës së Enver Hoxhës: vetë autori, Bashkim Shehu, dhe bashkëbiseduesi i tij kryesor, Mark Gjoka, i quajtur gjithashtu Mark Shpendi. Janë pjesë me një thellësi të madhe biografike, bartëse detajesh që mund të njihen vetëm nëpërmjet përvojës, sikurse shkronja R që u takonte të ridënuarve, apo si ato ganxhat në mure, të cilat, pasi ishin vënë dikur, gjatë luftës, për kafshët e barrës të ushtrisë, tani përdoreshin si elemente shtesë torture për të dënuarit në qelitë e izolimit: lidhur në to, duke mos mundur të rrinë as në këmbë, as ulur, të burgosurit e ndëshkuar duhej të kalonin javë të tëra në një pozicion çnjerëzor, të kundërnatyrshëm.
Nëse është e vërtetë, siç thotë Josep Pla, se letërsia u drejtohet shqisave dhe se një fjali si “vinte era dafinë” vlen më shumë se çdo shpjegim abstrakt, ato pjesë të labirintit, copat e pasqyrës që sjellin skena dhe fakte, “jashtësitë” e asaj çka rrëfehet, ndoshta janë gjëja më e afërt me këtë konceptim të letërsisë, me rrëfimin e kulluar. Nga dora e Bashkim Shehut – e theksoj: dorë përherë e shtruar dhe e saktë, – lexuesi ndjen që ndodhet në burgun e Burrelit, ose që ndodhet në Tiranë, gjatë një ndajmuzgu, duke u përpjekur të kujtojë fytyrën e një vajze që ka njohur në një mbrëmje vallëzimi.
Por, kujdes, pjesët e pasqyrës që na sjellin vende dhe peizazhe të caktuara zhduken dhe lexuesi gjendet papritur brenda labirintit. Tabloja bëhet më komplekse, pamjet e pasqyrës pasojnë njëra-tjetrën dhe shumohen. Burgu i Burrelit, përveç qenies së tij konkrete, është një imago mundi, shëmbëlltyrë e botës, dhe veç asaj është edhe Ferri; Mark Gjoka, Mark Shpendi, si në një portret të mbivendosur, është, ose duket sikur është Walter Benjamin-i; të dy ndonjëherë ngatërrohen me vetë Bashkim Shehun. Në këto faqe, rrëfimi bëhet më i ndërlikuar dhe kthehet kah filozofia.
Prania e Walter Benjamin-it pushton labirintin. Gjithçka duket se shpie tek ai, dhe për të bëjnë fjalë bisedat e Bashkimit me mikun e tij Markun në oborrin e burgut, dhe refleksionet dhe kronikat që, si një shëmbëllim shtesë në pasqyrë, burojnë prej tyre. Tema themelore është ajo që, në mënyrë emblematike, Walter Benjamin-i e zbuloi duke u nisur nga tabloja e Paul Klees-ë Angelus Novus. Bashkimi ia thotë përmbledhtas Markut, sipas kujtesës, duke cituar fragmente përgjysmë, gjatë një ecejake në oborrin e burgut të Burrelit:
Për Walter Benjamin-in, shëmbëlltyra e paraqitur në këtë tablo është engjëlli i historisë, i shtyrë gjithmonë lart dhe përpara nga një forcë e padukshme ashtu si erërat, por me fytyrën gjithmonë të kthyer mbrapa, drejt së shkuarës, dhe duke vështruar përposhtë pirgjet e gërmadhave të kohërave të moçme e të reja, grumbuj që sa vijnë e zmadhohen.
Angelus Novus përmendet në fragmentin e dorëshkrimit që kishte me vete Walter Benjamin-i kur u vetëvra në Portbou duke u ikur trupave hitleriane. Në të shprehet në mënyrë poetike teza e tij mbi historinë, e cila, siç e thekson Juan José Sánchez në parathënien për librin e Theodor W. Adorno-s dhe Max Horkheimer-it Dialektika e Iluminizmit, nuk e vështron historinë si një varg ngjarjesh, po si një katastrofë të vetme. Tashmë është e pamundur të besosh në utopitë.
Kur labirinti i pasqyrave i mishëruar në të shkruarit e Bashkim Shehut arrin te kjo pikë, gjithçka errësohet. Ishte gjë e pritshme që utopitë e vjetra, si ajo e Qytetit të Diellit të Campanella-s, të dështonin dhe të mos realizoheshin asnjëherë, ngaqë tekefundit nuk ishin gjë tjetër veçse përralla; por që, përpos tyre, të dështonte ajo lëvizje emancipuese që kish filluar me Ilumizmin dhe me Enciklopedinë, domethënë, që Epoka e Arsyes të mos kishte tjetër fund përveç barbarisë, kjo ishte shumë e vështirë për t’u pranuar. Po realiteti është kokëfortë: për Walter Benjamin-in, Gjermania naziste, Franca kolaboracioniste, Spanja frankiste; për Bashkimin, për Markun dhe për të gjithë të burgosurit e Shqipërisë së Enver Hoxhës, një regjim totalitar që dikur, pothuajse gjatë gjithë shekullit XX, ka qenë utopia kryesore, ajo komuniste. Në roman, ndoshta së bashku me kujtimin e ganxhave të qelive ndëshkimore, me e errëta e copave të pasqyrës është ajo ku mbivendoset vetëvrasja e Walter Benjamin-it me vetëvrasjet e disave prej të burgosurve të Burrelit, midis tyre edhe njeriu të cilit i kushtohet ky libër, Mustafa Bajraktari.
Në të mbaruar të një debati radiofonik të transmetuar nga radioja berlineze SFB më 1965, Arnold Gehlen-i e qorton Theodor W. Adorno-n për pesimizëm dhe i vë në dukje rrezikun që “t’i bëjë të pakënaqur njerëzit për ato pak gjëra që u ka mbetur në situatën katastrofike ku ndodhen”. Miku dhe botuesi i Walter Benjamin-it iu përgjigj: “Mirë pra, do të doja ta mbyllja duke cituar një sentencë të Grabbe-s: ‘E po asgjë përveç dëshpërimit nuk mund të na shpëtojë’”. Po e risjell këtë thënie – që e njoha falë përkthimit nga Toni Domènech – ngase mund të kishte qenë përgjigja që, si një copë e fundit pasqyre, si mesazh, do të buronte nga romani i Bashkim Shehut. Mendoj se nuk është kështu. Pjesërisht, për shkak të natyrës pohuese të detajeve që jep nga biografia e tij autori, një njeri që ka shpëtuar nga fati i tij i mëparshëm dhe e sheh të kaluarën si të tillë, e jo si një të tashme të përhershme e të dhimbshme; por, sidomos, për shkak të natyrës edhe më pohuese të veprës së tij, të këtij romani, model përzierjeje të rrëfimit, esesë dhe poezisë.
*Parathënie nga Bernardo Atxaga është përfshirë në botimin spanjisht të romanit “Angelus Novus” të shkrimtarit Bashkim Shehu.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38