Flash News

KRYESORE

Angjelin Preljocaj- Premierë në Pallatin e Kongreseve

Angjelin Preljocaj- Premierë në Pallatin e Kongreseve

Koreografi shqiptar Angjelin Preljocaj do ta nisë turin e tij në Ballkan nga Tirana, me premierën botërore të kryeveprës së tij “Trait d’union”.

 Më 4 Tetor në Pallatin e Kongreseve, do të shfaqet baleti modern i trupës së Angjelin Preljocaj, Trait d'Union & Creation.

 Preljocaj është një balerin dhe koregraf i lindur në Francë nga prindër shqiptarë dhe sa herë ka mundur e ka shprehur këtë marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Këtë herë ai nis turin ballkanik nga Tirana duke sjellë për herë të parë në botë këtë version të rikrijuar të “Un trait d’union”.

 Hapësira është e brendshme, e simbolizuar nga një kolltuk dhe një karrige. Rreth këtyre dy orendive, dy qenie çlirojnë një muzikalitet trupor absolut, gjeste të sakta, energji në shërbim të një gjuhe të pastër dhe magjike”, shkruante Patrick Merle nëLe Méridional, më 5 shkurt 1996.

Të fundit