Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Trajneri i Kosvës, Bernard Challandes, u shpreh i mërzitur pas ndeshjes kundër Anglisë. Skuadra e tij, sipas teknikut, humbi 4-0 prej gafave në mbrojtje.
“Jam shumë i zhgënjyer, patjetër. Mendoj se kemi luajtur futboll në pjesën e parë, me një aksion ata shënuan një gol, ju kemi dhënë shumë raste atyre, kishim disa mundësi, por nuk shënuam. Normale që nuk jam i lumtur, por mund të nxjerrim diçka nga ky takim.
“Nuk është e lehtë, kam parë shumë gjëra të mira sot, por rezultati në fund nuk më pëlqen, por unë dua ta mbajë momentin e mirë në ekip, sepse kemi luajtur futboll dhe kemi parë nivel të lartë të efikasitetit të Anglisë, ku me një aksion shënuan gol dhe nëse ju jep raste atëherë ata të ndëshkojnë”.
“Jam i zhgënjyer, por mund të nxjerrim të mira nga kjo lojë. Dreshevic është pasqyra e skuadrës sot. Ai ka pasur një ndeshje të mirë, por ka bërë edhe gabime të mëdha. Në fund ndoshta ishim edhe pak të lodhur. Sot mbrojtja na la keq, pasi nuk duhej të bënim gabime si këto sot në fushë, por skuadra luajti mirë. Anglia kur ka raste edhe i realizon nganjëherë godet edhe shtyllën por duhet të marrim edhe gjëra pozitive pasi kemi mësuar edhe shumë gjëra nga këto kualifikime”, tha Challandes.